Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, do të shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Ceremonia do të mbahet më 6 qershor.
Kjo u bë e ditur nga ish-kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Haziri tha se kjo është meritë e grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.
“Ky propozim vjen pas shpalljes Qytetar Nderi të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj. Ne kemi miq dhe Miqtë i ndajmë me qytetarët e Gjjlanit, duke i bërë pjesë të jetës sonë. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve të saj, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen. Ky ekzektiv aktual që ka degraduar, mbetet si në rastet tjera që të mundohet të ‘vjedhë’ ndonjë meritë në ceremoni, se përtej Llabjanit as nuk munden e as nuk kanë miq”, deklaroi Haziri.
“Faleminderit Grupit më të madh politik në Kuvend – LDK-së, Avdyl Aliut dhe Kryesuesit Kushtrim Kadriu, të cilët, përveç që po bëhen gardianë të Gjilanit, po ruajnë miqësi që me dekada e kemi ndërtuar. Në veçanti, faleminderit mikut të çmuar, Idris Sylejmani, i cili jeton me dekada në Kroaci, për kontributin e tij të madh për shqiptarët kudo që jetojnë, duke bërë vepra e punë të jashtëzakonshme për kombin tonë”, theksoi Haziri.