6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Stilistja italiane, Donatella Versace, mbetet e bllokuar në lift (Video)

- Advertisement -

Ikona e modës, Donatella Versace, kishte mbetur e mbyllur në një ashensor rrugës për në një ngjarje.

Në një video të publikuar nga TMZ, shihen disa njerëz duke mbajtur derën e ashensorit për të ndihmuar stilisten italiane të dilte nga lifti.

Ajo po shfaqej në një ngjarje LGBT në Los Anxhelos, ku u emërua ambasadorja e parë globale e Qendrës LA LGBT.

“Është shumë emocionuese për mua”, tha Versace më vonë në ngjarje, “por edhe sepse kam mbetur e ngecur në ashensor”.

“Mendova se nuk do të arrija kurrë, por ia dola”, tha me shaka 68-vjeçarja.

U deshën të paktën katër persona që të mbanin të hapura dyert e ashensorit për të lejuar Versace dhe disa njerëz të tjerë të shpëtonin nga ashensori, shkruan BBC.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit