23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Stili i Parisit, si ta veshësh këmishën me vija këtë pranverë?

- Advertisement -

Parizienet janë të njohura për stilin e tyre të lehtë dhe pa shumë përpjekje për t’u dukur bukur. Si rezultat, veshjet e tyre janë shpesh të thjeshta, me pjesë të lehta dhe gati bazike.

Një element konstant në garderobën e shumë parisieneve? Këmisha me vija.

Kjo veshje klasike dhe e përjetshme është gjithmonë elegante. Edhe pse bën pjesë te veshjet bazë, ajo duket moderne dhe aktuale.

Gjithashtu, është jashtëzakonisht e kombinueshme dhe mund të përshtatet me lloje të ndryshme veshjesh, si për raste të zakonshme, ashtu edhe për ato më të veçanta.

Pas një shfletimi në Instagram-in e disa prej vajzave franceze më me stil, u vu re se këmishat me vija kombinohen më së shumti me funde midi, xhinse dhe pantallona të gjera.

Megjithatë, kjo këmishë mund të vishet me pothuajse çdo gjë.

Shikoni se si i stilojnë parizienet këmishat me vija tani dhe gjej disa sugjerime nëse dëshiron të shtosh ndonjë pjesë të re në gardërobën tënde këtë pranverë./popartal/

Të ngjashme

Të fundit