14.9 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Steven Gerarrd e fton Lionel Messin t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite

- Advertisement -

Trajneri i Al Ettifaq Steven Gerrard thotë se do të ishte ëndërr nëse Lionel Messi do të kalonte në Arabinë Saudite, pranë Cristiano Ronaldos.

Si Messi ashtu edhe Ronaldo u larguan nga futbolli evropian, me portugezin që nënshkroi për Al Nassr, derisa argjentinasi zgjodhi klubin amerikan Inter Miami.

Al Hilal deri vonë tentoi ta bindte Messin për të kaluarë në Arabinë Saudite, mirëpo Gerrard ende ka shpresa që tetë herë fituesi i Topit të Artë mund të kalojë në Lindjen e Mesme.

Do të ishte ëndërr po ta kisha Messin te Al Ettifaq. Është lojtar i pabesueshëm, do të ishte aset i madh për klubin”.

E di që është vështirë për të te shkojë në Arabinë Saudite, por nuk ka asgjë të gabuar për të ëndërruar”, deklaroi ish kapiteni i Liverpoolit.

Gerrard pastaj refuzoi të zgjedhë se cili është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Si Cristiano ashtu edhe Messi janë të pabesueshëm dhe kanë histori të jashtëzakonshme të futbollit”.

Ronaldo është golashënues individual i madh ndërsa Messi është më lojtar ekipor i kompletuar. Nuk mund të zgjedhi mes tyre, janë të dy legjenda”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit