-5.1 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Sterling drejt largimit nga Chelsea

- Advertisement -

E ardhmja e Raheem Sterling te Chelsea duket se është drejt fundit.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, klubi londinez dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në kontakte intensive për të gjetur një zgjidhje brenda ditëve të ardhshme, me synimin që ndarja të finalizohet para fillimit të javës së re.

Chelsea është i gatshëm ta lejojë sulmuesin anglez të largohet, pasi ai ka kaluar gjashtë muajt e fundit jashtë planeve kryesore të skuadrës. Situata e tij sportive dhe hapësira e kufizuar në projektin aktual të klubit kanë shtyrë palët të kërkojnë një transferim në afatin e ardhshëm.

Interesi për Sterling nuk mungon dhe pritet që disa klube të vlerësojnë mundësinë për ta afruar, qoftë në formë huazimi apo transferimi të përhershëm.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar destinacionin e radhës të njërit prej emrave më të njohur të futbollit anglez, por nuk përjashtohen edhe klubet italiane.

Të ngjashme

Të fundit