1.1 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Steinmeier uron Kosovën: Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Steinmeier ka riafirmuar përkushtimin e Gjermanisë ndaj Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për pavarësinë dhe integrimin evropian të vendit.

Ai ka rikujtuar se Gjermania ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Steinmeier ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, reformat për përafrimin me BE-në dhe politikat e energjisë dhe klimës.

Ai ka përshëndetur pozicionimin e Kosovës në përputhje me politikat e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen për Ukrainën ndaj agresionit rus.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Presidentit Steinmeier.

Presidenti gjerman ka ritheksuar përkrahjen e vendit të tij për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në BE.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit