0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Steinbaum: E kundershtojë krahasimin mes Kosovës dhe Krimesë, Kosova është përballur me fushatë gjenocidale

- Advertisement -

Lufta në Ukrainë ka nxitur unitetin e vendeve perëndimore. Njëkohësisht, kjo periudhë vuri në dukje lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Beogradi është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, për të ndëshkuar sulmin e saj ndaj Ukrainës fqinje.

Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jason Steinbaum, thotë se është koha që administrata e Shteteve të Bashkuara të ndëshkojë Serbinë për lidhjet ushtarake me Rusinë dhe mos-harmonizim të politikave të jashtme me Perëndimin.

Serbia votoi pro rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por po vazhdon t’i rezistojë trysnisë së Perëndimit për vendosjen e sanksioneve kundër Moskës, në përpjekje për të ruajtur balancën midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe lidhjeve shekullore, fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Por, krahas tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë po shtohen edhe thirrjet ndaj Beogradit për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, bllokut që synon t’i bashkohet.

Eksperti i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, Jason Steinbaum, thotë se administrata amerikane mund të shfrytëzojë një ligj të miratuar në vitin 2017, për t’i vënë sanksione Serbise, për shkak të blerjes së armëve ruse nga Beogradi.

“Ligji thotë se presidenti duhet t’i verë sanksione një vendi që angazhohet në transaksione domethënëse me ushtrinë, ose shërbimet ruse të zbulimit. Serbia ka importuar armë të rënda nga Rusia pas miratimit të këtij ligji. Ligji flet në një gjuhë detyruese, duke thënë se presidenti do të vendosë sanksione. Pra ligji nuk pyet nëse ka, ose jo vullnet për sanksione”, thotë zoti Steinbaum për Zërin e Amerikës ndërsa shton se “as administrata e kaluar, as kjo e tanishmja nuk e kanë bërë një gjë të tillë, pavarësisht detyrimit ligjor. Pyetja është nëse ligji do të merret seriozisht dhe nëse Kongresi, që e ka miratuar atë, do të kërkojë një gjë të tillë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit