-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Stavileci për VV-në: E vonuan strategjinë e energjisë, do të mrekullohemi nga përmbajtja

- Advertisement -

Blerand Stavileci, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se Qeveria e Kosovës nuk ka ende strategji për energjinë, përkundër asaj që po e konsumon gjysmën e mandatit.

“Imagjinoni, pas gati 3 vitesh ardhjeje në pushtet dhe gati gjysmë mandati të plotë, e as pas 50 ditësh përfundimi të diskutimeve publike, vendi jonë ende nuk ka strategji për energjinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai po ashtu ka ironizuar me pushtetin për strategjinë e energjisë.

“Po shpresojmë e po imagjinojmë që nga kjo pritje e madhe do të mrekullohemi me përmbajtjen e saj. Një është e sigurt dhe t’jeni të bindur që me këto zgjidhje gjeniale që po priten energji do të kemi sa të dojmë, çmime të lira sa s’ka më dhe reduktime fare hiç”, ka thënë ai.

Kosova po përballet me krizë energjetike, njëjtë siç është përballur edhe dimrin e fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit