-3.7 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Stavileci i PDK-së: Dilni votoni, mos e lini votën në shtëpi

- Advertisement -

Blerand Stavileci nga PDK ka thënë se rezultatet e deritanishme janë të mira për këtë parti dhe është një nivel i mbështetjes.

Në konferencën për media ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe të marrin vendimet  jo vetëm për veten por edhe për të ardhmen.

“Deri në këto momente më pak se katër orë para mbylljes së qendrave të votimit të dhënat që po marrim nga terreni janë pozitive. Po na vijnë mesazhe të qarta,  ka mbështetje të fuqishme për ndryshim. Me bindje të plotë për zhvillim, dhe për një jetesë më të mirë për secilin qytetarë. Sipas të dhënave të deritanishme, kjo ditë po shkon drejt një rezultati shumë të rëndësishëm për PDK-në, drejt një niveli mbështetje, dhe numër votash që për ne është historike. Ftesa jonë është e sinqertë dhe e drejtpërdrejt, nëse ende nuk keni votuar, mos e lini votën në shtëpi, mos e leni vendimin për të tjerët. Ju që ende nuk keni votuar dilni dhe votoni. Sot secila votë ka peshë. Ju jeni ata që vendosni, për vetën tuaj, familjen dhe të ardhmen. Nga një votë prej secilit prej nesh ndërtohet një e ardhme për të gjithë sepse sot nuk është dita për të pritur, është dita për të vendosur. Ne besojmë që Kosova mundet dhe duhet të bëjë më mirë ”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit