8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE ndërlidhet me dialogun

- Advertisement -

1 janari ka sjellë tri lajme të mira, heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian, lëvizjen e automjeteve me targa “RKS” në territorin e Serbisë, si dhe lajmin që nga kuleta e shtetit nuk do të paguhet më borxhi i rrymës për komunat veriore.

Po të pyetej një deputet holandez në Parlamentin Evropian, gjatë këtij viti do të gëzoheshim edhe me një lajm tjetër pozitiv.

“Hapi i radhës: procesimi i aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit në Evropë”, tha Thijs Reuten, deputet në Parlamentin Evropian.

Për integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar ka folur edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një kolumne të tij ku diplomati francez ka shkruar për vitin që lam pas e pritjet nga viti aktual, integrimin në organizatat ndërkombëtare dhe në Bashkimin Evropian, i ka ndërlidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe në veçanti me formimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“…Shumë varet nga mënyra se si Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë pritjet e miqve dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën. Ajo që unë parashikoj, në anën tjetër, është progresi në drejtim të zgjerimit të BE-së, fillimisht në vende të tjera përveç Kosovës, por ka një dinamikë që po fillon, duke përfshirë edhe përfitimin afatgjatë të Kosovës”, tha Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

Në anën tjetër, nga Qeveria shprehen optimist në rrugëtimin drejt familjes evropiane, duke përmendur përkushtimin dhe hapat e ndërmarrë deri tash.

“Në vazhdimësi kemi dëshmuar përkushtimin tonë në procesin e integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe fuqizimit të institucioneve tona. Marrja e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat, janë hapat e radhës. Kosova qëndron e gatshme për të ecur përpara, në një proces të bazuar në meritokraci. Natyrisht, këtë vit do të punojmë ngushtë edhe me presidencën belge e atë hungareze të Këshillit të BE-së”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i zv.kryeministrit Besnin Bislimi.

Edhe njohësit e procesit të integrimeve vlerësojnë se zbatimi i planit franko-gjerman është çelësi i portës për në Bashkimin Evropian.

“Kosova duhet të vazhdojë të jetë konstruktive ashtu siq ishte në rastin e dakordimit për planit franko-gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit, dhe natyrisht të mbes mbrapa qëndrimeve zyrtare që ato dokumente duhen të nënshkruhen nga të gjitha palët në dialog. Për shkak se Serbia në asnjë moment nuk është partner serioz”, tha Gazmir Raci.

Raci beson që këtë vit Kosova do ta fitojë edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas aplikimit në dhjetor të vitit 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit