15.9 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Statovci: Po bëjmë përpjekje procedurale dhe politike për zhbllokimin e situatës, jemi të interesuar të marrim përgjigje nga Kushtetuesja

- Advertisement -

Deputetja e grupit parlamentar të LVV-së, Jeta Statovci tha se po bëjnë përpjekje “procedurale” dhe “politike” për zhbllokimin e situatës.

Ajo tha se janë ende “në përpjekje”.

“Nga ana jonë, ne kemi bërë përpjekje, qofshin ato procedurale, përmes takimeve që i ka ftuar kryeministri Kurti të partive që pritet të kenë kryetarët dhe nënkryetarët, mirëpo edhe përmes përpjekjeve politike të marrëveshjeve politike, kemi pa që nuk ka gatishmëri. Ne jemi ende në përpjekjet tona”, tha ajo.

Statovci tha se i kanë dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

“Ne jemi shumë të interesuar që të marrim një përgjigje, në mënyrë që të shohim se si të procedohet tutje, mirëpo edhe si një mundësi për të reflektuar nga ana e deputetëve opozitarë që të participohet me votë dhe t’i jepet një verdikt kësaj situate dhe të vazhdojmë tutje me konstituim të institucioneve”, tha deputetja.

Të ngjashme

Të fundit