Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, ka nxjerr një statistikë interesante lidhur me shpenzimin e energjisë elektrike në veri të vendit pas fillimit të faturimit në atë zonë.
Përmes një grafike rreth shpenzimit të energjisë elektrike, ku vërehet një rënie në konsum, Statovci ka deklaruar se kjo është bërë e mundur “pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës”.
Postimi i plotë:
𝐒𝐢 𝐫𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬ë 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐫𝐢, 𝐦𝐞𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐩𝐚𝐬 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝟒 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝟐𝟒 𝐯𝐢𝐭𝐞.
Pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit.
Në grafikonin e mëposhtëm mund të shohim uljen e konsumit në momentin e fillimit te faturimit, pra janar 2024, krahasuar me periudhën paraprake.
Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit.