6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Statovci e quan goditje në marrëveshjen e Brukselit, fushatën e Serbisë kundër Kosovës në KiE

- Advertisement -

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, e ka quajtur goditje të marrëveshjes, angazhimin e Serbisë për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Angazhimi dhe fushata diplomatike e Beogradit kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, është një tjetër goditje e Serbisë ndaj Marrëveshjes së Brukselit”, është shprehur Statovci.

“Një qasje e tillë dëmton rëndë besueshmërinë e procesit, teksa BE duhet të ketë qasje më të balancuar”, shkruan ajo.

Ndërkaq Serbia këtë të premte ka themeluar ekip për ta kundërshtuar procesin e pranimit të Kosovës në KiE, të cilin do ta drejtojë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Bashkimi Evropian në anën tjetër ka refuzuar që të komentojë këtë ndërmarrje, për çfarë ka pasur kritika.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit