7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Statovci ankohen në vendimin e PZAP-së, “harron” se vet e kishte votuar ligjin që kufizon numrin e votuesve në ambasada

- Advertisement -

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci, nuk i ka pëlqyer vendimi i PZAP-it, i cili ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për numrin e votuesve që mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ndonëse e kishte votuar Ligjin për Zgjedhjet, i cili e kufizon numrin e votuesve që më 9 shkurt mund të votojnë në ambasada e konsullata, ajo tani ankohet në vendimin e PZAP-së, që ka konstatuar se vendimi i KQZ është në pajtim me ligjin në fjalë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Statovci ajo ka kritikuar PZAP-në se po vepron kundër demokracisë.

“Edhe këto zgjedhje angazhim për të luftuar vullnetin politik të mërgatës! E çuditshme si nuk mësuan nga e kaluara, që vullneti politik i popullit nuk mund të tjetërsohet duke, siç bënë disa. Edhe më e çuditshme, që disa parti politike në vend, nuk po e llogarisin popull të Kosovës, mërgatën që po sjell qindra miliona euro çdo vit, ata po duan të ju vështirësojnë sa më shumë votimin atyre. Është e papranueshme si disa anëtarë duan të minimizojnë numrin e votuesve nga mërgata me çdo kusht. Ata duan që, nga rrethet ku janë qindra mijëra shqiptarë në mërgatë, të lejojnë sa më pak që është e mundur të marrin pjesë në votim duke përdorur logjistikën e diplomacisë së Kosovës, Ambasadat e Konsullatat. Ky është kundër demokracisë, vullnetit të lirë të votuesve, që siç tregon historia, është e pa mundshme të ndryshohet. Askush nuk ka të drejtë të pengojë mërgatën tonë për të qenë e përfshirë në çdo proces politik, shoqëror e ekonomik në Kosovë”, ka shkruar Statovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit