1.9 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Statistikë interesante: Real Madridi skuadra me më së shumti penallti të fituara këtë edicion në Evropë

- Advertisement -

Gjigantët e La Ligas, Real Madrid, e kanë thelluar epërsinë në krye të listës së klubeve më produktive në fitimin e penalltive në Evropë.

Kjo erdhi falë edhe dy penalltive të tjera të fituara mbrëmjen e së shtunës.

Real Madrid u rikthye në aksion duke pritur në kryeqytetin spanjoll Real Sociedad për një përballje të kampionatit. Në fund të 90 minutave, skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa triumfoi me rezultat të thellë 4-1, duke e kaluar sërish Barcelona në krye të tabelës së La Ligas.

Gjatë ndeshjes, vendasit u ndihmuan nga dy vendime të tjera nga pika e bardhë.

Vinicius Junior fitoi të dyja penalltitë përgjatë 90 minutave dhe më pas i konkretizoi vetë me sukses. Me këto dy realizime, Real Madridi e çoi në 13 numrin total të penalltive të fituara këtë sezon në kampionat.

Ky është një rekord që i lë katër penallti më shumë se çdo klub tjetër në pesë ligat më të forta të Evropës, me kampionët gjermanë Bayern Munich që renditen të dytët me nëntë të tilla./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit