Futbollisti egjiptian Mohamed Salah shpresonte për gola në karrierën e tij dhe më pas t’i festonte ato, por ai ka marr më shumë karton të verdhë për festa se sa për ndërhyrje.
Salah ishte edhe një herë heroi i Liverpoolit të dielën ku shënoi dy herë duke e rikthyer rezultatin nga 2-1 në 3-2.
Pasi shënoi golin e dytë personal nga penalltia, Salah hoqi fanellën dhe festoi i golin që u solli tre pikët mysafirëve.
Gjyqtari Sam Barrott e “shpërbleu” me karton të verdhë në përputhje me rregullat e lojës së futbollit.
Për shkak të kësaj lëvizjeje, Salah mori kartonin e nëntë të verdhë në karrierën e tij në Ligën Premier dhe arriti një shifër joreale.
Domethënë, egjiptiani ka marrë më shumë kartonë të verdhë për heqjen e fanellës gjatë festës së golit sesa për goditjer të palejuara të shkaktuara në karrierën e tij.
Në karrierën e tij të deritanishme me fanellën e Liverpoolit, egjiptiani mori pesë kartonë të verdhë për heqjen e fanellës dhe katër në total për faullet që bëri.
Liverpooli i tij aktualisht është në krye të tabelës në një pozitë mjaft komode me 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Salah ka 10 gola me 6 asistime këtë sezon, kështu që ai është aktualisht lojtari më i vlefshëm i kampionatit.