5.2 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Starmer: Do të diskutoj rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Trump

- Advertisement -

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se do të diskutonte rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës në bisedimet me Donald Trump javën e ardhshme, ndërsa përsëriti “mbështetjen e hekurt” të BM-së për vendin.

“Starmer këmbënguli se zëri i Kievit duhej të ishte në qendër të çdo negociate për paqen duke shtuar se ai do të fokusohej në këto diskutime të rëndësishme – gjatë vizitës së tij në Uashington”, tha sot Downing Street në një deklaratë pas bisedës telefonike sot midis Starmer dhe presidentit ukrainas.

“Kryeministri Starmer rikonfirmoi mbështetjen e hekurt të Britanisë së Madhe për Ukrainën dhe angazhimin për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës ilegale të Rusisë”, tha Downing Street.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit