-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Staovci thotë se është e rëndësishme që zgjedhjet e reja mos të bojkotohen nga Lista Serbe

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e grupit parlamnetar të VV-së, Jeta Statovci thotë se zgjedhjet në veri nuk kanë qenë problem, por bojkoti që është bërë nga grupe të caktuara.

Sipas saj, është e rëndësishme që vendi të mos futet përsëri në cikilin ku zgjedhjet të bojkotohen nga Lista serbe e përfaqësues të saj.

“Mos të harrojmë që kryeministri Kurti me Marrëveshjen e Ohrit, edhe pas lëvizjes së zgjedhjeve tri herë radhazi kishte një dakordancë, që do të ketë participim edhe nga Lista serbe dhe përfaqësues të asaj pjesës, të atij komuniteti në procesin zgjedhor, e në momentin e shpalljes së zgjedhjeve u përballëm përsëri me bojkot. Është shumë e rëndësishme që ne të mos futemi në një cikël të tillë, andaj është e rëndësishme që kjo të jetë edhe e qytetarëve, para se të kalohet në një cikël të radhës”, deklaroi ajo në “Info Nata” në Tëvë 1.

Statovci shtoi se qytetarët mund ta shprehin gatishmërinë për zgjedhje edhe përmes peticionit.

“Andaj mendoj që rrugë e cila e shpreh këtë kërkesë nga vetë qytetarët, për ta çuar përpara një diçka të cilën e konsiderojmë me interes, do të ishte edhe mekanizmi përms peticionit, i cili i sinjalizon edhe institucionet tona që ka vullnet edhe gatishmëri edhe dëshirë për të shprehur vullnetin e tyre dhe të kenë përfaqësuesit e tyre në institucione”, potencoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit