Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se zgjedhjet në veri të Kosovës nuk kanë krijuar zgjidhje, por vetëm rindërtim të tensionimit të situatës.
“Ato vetëm e krijuan potencialin që situata të bëhej më e keqe. Nuk ishin duke sjellë një zgjidhje të qëndrueshme kjo vetëm shkonte duke u përkeqësuar… Këto zgjedhje nuk ishin zgjidhje, por kontribuuan në rindërtim të eskalimit dhe tensionimit të situatës”, tha Stano në një konferencë për medie.