17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Stano refuzon të flasë për armatimin e gjetur në veri, ia përmend Kosovës “hapat e njëanshëm”

- Advertisement -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, është pyetur në lidhje me armatimin e gjetur në veri nga Policia e Kosovës.

Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje derisa vetëm theksoi nevojën për deeskalim të situatës. Stano u shpreh se BE-ja është e shqetësuar për situatën në veri teksa theksoi nevojën për deeskalim.

Ai tha se veprimet e pakoordinuara kanë bërë që situata në veri të tensionohet dhe se sipas tij kjo ishte arsyeja edhe e vendosjes së masave ndaj Kosovës.

“Sigurisht jemi të shqetësuar nga situata në veri, pasi që kemi parë gjatë një periudhe kohore, muaj të tërë, që kemi parë hapa të njëanshëm, të pakoordinuar që kanë dërguar në tensione, dhe kjo në fakt përfshihet tek pjesa e parë e pyetjeve që i diskutuam. Dhe eskalimi i vazhdueshëm, ishin arsyeja që BE-ja vendosi masat, kështu që sigurisht presim nga qeveria në Prishtinë dhe autoritetet kosovare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për deeskalim, por të njëjtën e presim edhe nga pala Serbe”, tha ai.

Ai theksoi se Kosova dhe Serbia e kanë për detyrë t’i parandalojnë eskalimet.

“Pra të dy palët kanë çështje, të dy palët kanë obligime dhe e kanë për detyrë që të bëjnë gjithçka që është e mundur, bashkë me aletatë e partnerët, për të parandaluar eskalimet. Sepse nëse shohim prap situata të tilla, Bashkimi Evropian ka treguar se nëse është nevoja, mund të reagojmë edhe me forma të tjera përveç deklaratave publike. Kështu që sinqerisht po shpresojmë se gjithsecili po e bënë më të mirën për shtensionim, për të ndihmuar me hapa që ndihmojnë që më në fund të ikim cikli i tensioneve dhe të kthehemi ku duhet të jemi, e që është platforma e dialogut, duke kërkuar zgjidhje për zbatimin urgjent të Marrëveshjes për Normalizimin e  Marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës”, tha ai.

Policia e Kosovës të premten e 14 qershorit ka konfiskuar sasi të konsideruar armësh në dy lokacione në veri njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.

Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit