1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Stano reagon për mbylljen e zyrave serbe: Kosova t’i shmang veprimet e njëanshme

- Advertisement -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kërkon nga Kosova që të shmangë veprimet e njëanshme, që sipas tij, mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

Stano ka reaguar lidhur me mbylljen e komunave paralele serbe në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, si dhe objektet e OJQ-së Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Stano ka thënë se mbyllja e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë.

“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, ka deklaruar Stano.

Ai ka shtuar se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit