11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Stano: Raporti i Borrell për masat është i brendshëm, nuk e diskutojmë në publik përmbajtjen

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u ka dorëzuar raportin që hartoi për masat ndëshkuese ndaj Kosovës shteteve anëtare të Unionit në bazë të së cilit do të vendoset nëse do t’i hiqen masat Kosovës ose jo. Por, nuk dihet se çfarë ka rekomanduar Borrell në këtë raport.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar për Gazetën Express se kryediplomati Borrell e ka dërguar tashmë raportin për masat ndaj Kosovës te shtetet e BE-së, duke shtuar se përmbajtjen nuk do ta diskutojnë në publik meqë është “raport i brendshëm”.

“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë u është dorëzuar shteteve anëtare. Ata tani do të kenë një diskutim për masat ndaj Kosovës në bazë të këtij raporti. Raporti është i brendshëm dhe i bërë për shtetet anëtare, kështu që ne nuk do të diskutojmë përmbajtjen e tij në publik”, tha Stano.

Pasi Kosova organizoi referendumin në komunat veriore të vendit si kushti i fundit që e plotësoi nga marrëveshja e Bratisllavës, e cila u dakordua në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, Borrell kishte nisur hartimin e këtij raporti. Marrëveshja ishte për shtensionimin e situatës.

Siç kishte thënë Stano më herët, në këtë raport është përfshirë edhe aksioni i fundit i autoriteteve të Kosovës për mbyllje të degëve të së ashtuquajturës Banka Kursimore Postare e Serbisë në Kosovë.

Qershorin e vitit të kaluar BE kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri të vendit. Tensionet në veri kishin shpërthyer në maj të vitit të kaluar kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale. Ndërkaq, ato kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit