![Stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të bëhet me reflektorë nga edicioni i ardhshëm Stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të bëhet me reflektorë nga edicioni i ardhshëm](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/llapi1684435545.webp)
Stadiumi i futbollit “Zahir Pajaziti” në Podujevë pritet të bëhet me reflektorë nga edicioni 2023/24.
Këtë e ka bërë të ditur KF Llapi në një postim në Facebook.
“Sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës është dorëzuar projekti për rregullimin e mëtejmë të infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku për qëllim ka vendosjen e reflektorëve në stadium dhe zhvillimin e ndeshjeve të edicionit 2023/24 nën ndriçimin e reflektorëve. Këtë projekt me kënaqësi e ka pranuar i pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë. Qëllimi i këtij projekti i inicuar nga Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina dhe ikona llapjane, trajneri ynë, z. Tahir Batatina është mundësimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e aktivitetit futbollistik të rinisë sonë dhe talentëve të ekipit të parë dhe kategorive të reja. Ky është lajmi i vitit për gjithë sportdashësit llapjanë që e kanë pritur me vite këtë infrastrukturë sportive dhe kjo nuk do të jetë e tëra”, thuhet në postim.