Ky objekt që po ndërtohet në afërsi në kufriin me shtetin serb është afër përfundimit të ndërtimit të tij.
Ky gjendet në Izvor të Zvecanit dhe është nisur për të funksionuar si nënstacion i Policisë së Kosovës.
Gjithsesi, në nëntor të vitit 2024 ajo është vizutuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti e vartësi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
Dukagjini ka pyetur këtë ministri se kur pritet të funksionalizohet por të njëjtit, si zakonshëm, nuk kanë kthyr përgjigjie.
Ndërtimi i këtij nënstacioni policor kishte nisur më 25 nëntor të vitit 2024.
Pos këtij nënstacioni, në pjesën veriore të vendit gjatë fushatës zgjedhore, para zgjedhjeve të 9 shkurtit, një nënstacion tjetër ishte vizuar po nga këta akter.
Dukagjini ka viztuar edhe pikën në Leshak të Leposaviqit ku po ashtu janë duke vazhduar punimet akoma, ndonëse ky është më afër përfundimit.
Ministria e Punëve të Brendshme as për këtë pikë, nuk kanë kthyer përgjigjie.
Por, zv.Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se këto nënstacione kanë mangësi vetëm në aspektin logjistik.
“Në ato stacione është duke u punuar ende mirpo policët janë aty dhe për neve janë pika funskionale. Me teknikë, teknologji e logjistikë janë duke u punu akoma. Leshaku është funksional, kemi dërguar policë aty ndonëse është duke u punuar. Në Izvor, po punohet e policët janë aty. Me logjistikë, nuk janë ende funksionale, është duke u punuar”, ka deklaruar Elshani.
Pos tyre në pjesën veriore të Kosovës janë ndërtuar edhe stacione e nënstacione tjera për Policinë e Kosovës, përfshirë një pikë në Bistricë e një tjetër në Jasinovik. /Dukagjini/