26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

“Srpska” glorifikoi Radojçiqin, Cakolli ia kthen Haxhiut: Çojeni rastin në PZAP, edhe 24 orë janë afat

- Advertisement -

Eugen Cakolli i Institutit Kosovar për Demokraci, i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, e cila konstatoi “mbyllje të gojës” së shoqërisë civile ndaj Listës Serbe të cilën dje hapën fushatën zgjedhore duke glorofikuar terroristin, Millan Radojçiq.

Ai kërkoi që ky rast të adresohej në PZAP, duke shtuar se Lista Serbe duhet të distancohet publikisht nga përdorimi i këtij emri ose të përballet me gjoba.

Postimi i plotë:

Po, fushatat e Listës Serbe pothuajse gjithmonë janë ndërtuar mbi retorikë nxitëse dhe gjuhë fyese ndaj institucioneve të Kosovës.

Kjo qasje provokuese u pa qartë edhe në hapjen e fushatës së tyre, ku u shfaq një baner me emrin e kryeterroristit Milan (Radoiçiq), i kamufluar në atë mënyrë që më pas të thuhet se ishte fjala për kandidatin e LS-së për kryetar komune – i cili mban të njëjtin emër.

Kjo çështje mund dhe duhet të adresohet në PZAP. Atje, Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit “Milan” me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë.

Veçse, për ta fituar këtë rast – ligjërisht dhe politikisht – përfaqësuesit e partisë në pushtet, në vend që të akuzojnë shoqërinë civile për “mosreagim”, duhet të ndjekin procedurat ligjore të ankesës. Për këtë u kanë mbetur edhe ~24 orë të afatit ligjor.

Të ngjashme

Të fundit