8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Sqarohen nga ZRrE-ja për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve nga qytetarët

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) përmes një njoftimi ka sqaruar arsyet për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve nga qytetarët.

“Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente”, thuhet në njoftim.

ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre.

ZRRE-ja është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit