Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës njofton publikun se audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve.
“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjatë transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.
Në ngjarje të tilla të drejtpërdrejta, është e vështirë që të evitohet gjithçka, shto këtu faktin se RTK nuk e ka pasë përgjegjësinë në transmetimin e audios nga vendngjarja.