-1.9 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

“S’pres ma ndryshe prej tij – do ta mundi”, Lumir Abdixhiku për Kurtin

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të fitoj kundrejt kryeministrit aktual Albin Kurti.

Ai tha se qëllimin e ka të mposht Kurtin – e këtë thotë se do të bejë më 9 shkurt, kur mbahen zgjedhjet parlamentare.

Abdixhiku thotë se idetë politike s’po mund t’i ballafaqojë me kundërshtarët politikë, duke thënë se Kurti është i zënë “në ofendime e pështyma”.

Por shton se nuk do t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, duke thënë se nuk pret diçka ndryshe nga ai.

“Njëri është i zënë me ofendime e pështyma, atë lojë nuk e bëjë. Është shenjë e panikës”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.

“Është ofendim i partisë më të vjetër shqiptare në rajon, partinë qe vet identifikohet me vet Republikën e Kosovës,  edhe sado që mund të kesh kundërshti duhesh të kesh disa respekte njerëzorë për disa gjëra. Unë s’pres më ndryshe prej tij. Po e them qëllimin e kam ta mundu, dhe do të fitoj”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit