Garuesja e MMA-së (Artet e përziera marciale) ka ndërruar jetë pas një aksidentit me veturë.
21 vjeçarja vdiq vetëm pak ditë para garës së saj të ardhshme, të cilën do ta mbante më 20 maj, e ku do të përballej me Natalie Gage në “Ignite No Merzy 11” në “Kent Freeman Arena” në Detroit Lakers, shkruan “Gazeta Express”.
Lipp u përfshi në një aksident tragiku në Interstate 94 në Minnesota kur vetura që po e ngiste ajo u përplas me një tjetër.
Mësohet se ajo nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë kur ndodhi aksidenti në Red River Bridge, Moorhead.
Të gjithë kanë mbetur të tronditur dhe të shokuar nga ky rast tragjik, që ndodhi pak ditë para meçit më të rëndësishëm të karrierës së Shalie Lipp.