23 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Sportet që e rrisin epshin: Ky është aktiviteti që përmirëson më shumë jetën tuaj intime

- Advertisement -

Thuhet shpesh se të bësh dashuri është njësoj si një aktivitet fizik, madje edhe një lloj sporti. Por sa dimë për sportet që mund ta përmirësojnë jetën seksuale?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, një kompani kreu një hulumtim duke pyetur 3.000 evropianë për ndikimin e sportit në jetën e tyre seksuale.

A ndikon sporti në jetën seksuale?

Gjatë këtij studimi, marka mori parasysh disa faktorë: qëndrueshmërinë, libidon dhe fleksibilitetin. Duke i kombinuar këto me mendimet e ekspertëve, rezultatet zbuluan një renditje të ‘sporteve më të mira për përmirësimin e jetës seksuale’.

Por mund të shtrohet edhe një pyetje tjetër: a është sporti vërtet i dobishëm për jetën seksuale?

Ekspertët janë të një mendimi – përgjigjja është po! Angazhimi në aktivitet fizik ndihmon në ruajtjen e funksionit seksual dhe rrit gjasat për të pasur një jetë seksuale më të plotë dhe të kënaqshme,

Cilët sporte e përmirësojnë jetën seksuale?

Sipas këtij studimi, tenisi zë vendin e parë. „Tenisi është një sport që ofron të gjitha përfitimet që ju nevojiten për të qenë më të mirët edhe në aspektin seksual – ndihmon në forcë, ekuilibër, ushtrim kardio dhe rrit natyrshëm hormonin e kënaqësisë.“

Në vendin e dytë renditen kërcimi dhe aerobiku. Pothuajse 53% e atyre që merren me kërcim kanë deklaruar se ‘ndihen më të sigurt në vetvete’.

Në vend të tretë janë yoga dhe pilatesi, që rrisin ndjeshëm fleksibilitetin dhe përmirësojnë ndjesinë e qetësisë mendore – një tjetër bonus për jetën seksuale.

Të ngjashme

Të fundit