-3.4 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Sport Bild: Bayerni vazhdon të jetë i interesuar për Fisnik Asllanin

- Advertisement -

Bayerni vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i cili po luan një sezon të hatashëm në Bundesligën gjermane, me Hoffenheimin.

Me gjashtë gola e dy asistime, Asllani vlerësohet lartë nga hierarkia e Bayernit, që edhe publikisht e kanë pranuar pëlqimin për të, derisa vet futbollisti me vlerën prej 30 milionë eurosh në transfermarkt, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë kosovar.

Klubi i tij megjithatë, e vlerëson 50 milionë euro, si shumën përfundimtare për largimin e tij, pasi përveç Bayernit, të interesuar për të mbetet edhe Barcelona, Dortmundi e Chelsea.

23-vjeçari shihet si një nga dëshirat e klubit bavarez, pasi ka lindur në Berlin, e njeh mirë futbollin gjerman dhe ligën dhe vlerësohet si talent i madh por sipas gazetarit të ‘SportBild’, Christian Falk, ka një problem për transferimin e Asllanit te Bayerni.

Synimet e klubit nga Muncheni për vazhdimin e kontratës me Harry Kane, mund të prishin punë, megjithëse Asllani, shihet si e ardhmja e sulmit bavarez.

Të ngjashme

Të fundit