23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

“S’po e presim VV-në te dera me na çu ftesën”, Hamza: Jemi të hapur për të gjitha opsionet

- Advertisement -

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thënë se për të, në radhë të parë vijnë prioritetet, pastaj janë pozitat.

Ai ka thënë se është i hapur, së bashku me PDK-në, për diskutim për “të gjitha opsionet e mundshme”.
Hamza ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha partitë politike, por se nuk janë duke pritur “te dera” Vetëvendosjen për ftesë.

“Na jemi ulë me të gjithë, na s’kemi thënë bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, as s’jemi tu e prit Vetëvendosjen te dera me na çu ftesën”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se as kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e as ai vetë, sa herë kanë pasur ftesa zyrtare, nuk i kanë shmangur takimet, dhe këtë Hamza ka thënë se e kanë bërë në funksion të gjetjes së zgjidhjes për ta tejkaluar situatën dhe për ta bërë konstituimin e Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit