Në Pressing-T7 është diskutuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.
Pjesë e panelit të analistëve është edhe Dukagjin Gorani. Ky i fundit ka veçuar Arian Tahirin, si një kandidat që i ka lënë përshtypje atij.
‘‘Përndryshe për kandidatët, për Prishtinë nuk kam kurrfarë parafytyrimi se kush ka me fitu. Masi s’kam për Prishtinë, unë s’kam bash as për një vend tjetër. Për Mitrovicë kisha pas dëshirë, se i vetmi kandidat që mu me ka lanë përshtypje të këndshme dhe shpresoj dhe të suksesshme për të, është zoti Arian Tahiri. Është i ri për nga mosha, por nuk është i ri nga përvoja. SË paku nga perimetrat e përgjithshëm, është komunë e cila ka realizu projekte dhe premtime prej zgjedhjeve të mëhershme. E mendoj që njëfarë entuziazmi i qoftë edhe ai rinor i ka mungu shumë qetij raundi zgjedhor. I vetmi njeri që më ka lanë përshtypje, ka qenë zoti Tahiri’’, ka thënë ai.
Pas fjalës së Goranit ka ndërhyrë analisti Viktor Buzhala.
‘’I ri është ai ka kohë’’, ka thënë ky i fundit.
Pas kësaj ka reaguar Gorani, i cili me ironi ka thënë se nuk e di nëse Buzhala pyetet për këtë çështje
‘‘Tash s’po di a vetësh ti Viktor, se nëse po kisha pas qef me të thanë le djalin le të bohet’’, ka thënë Gorani.