Analisti politik, Azdren Shala, ka bërë akuza të rënda ndaj babait të ministrit Hekuran Murati, për të cilin thotë se ishte spiun e polic i Serbisë.
Këto akuza, Shala i bëri në emisionin Pressing në T7, ku edhe ndërhyri moderatori i emisionit Leonard Kërquki, ku e pyeti se ku po bazohet në këto deklarata dhe si mund ta dëshmojë këtë.
Madje edhe panelistët e tjerë i thonë se kjo është akuzë e rëndë.
“Pa u distancu Hekuran Murati prej babës të vet, nuk bon ai me kalu ashtu. Kur thotë baba jem u kon shpiun, atëherë s’e ngucim, distancona prej tina.
Kur doni ua dëshmojë. Hekuran Murati është djalë shpihuni pikë. Polic i Serbisë. Dëshmitarë që e njohin. Le të padit ai, unë e dëshmoj”, thotë Shala.
“Nuk flasë kot unë, pa fakte jo. Shqiptarët janë të ndjeshëm, e kanë honger pendrekin e atyre burrave. Jam tu e thënë publikisht, le të padisë, jam ka e pres”, shtoi Shala.