Spitali i Pejës ka një apel për qytetarët: Kujdes me ushqimin për Bajram

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajrami, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës ushqimore në këtë periudhë festive.

Përmes një njoftimi në facebook, ky institucion shëndetësor ka rikujtuar se festat shoqërohen me tryeza të pasura, por konsumimi i tepërt i ushqimit mund të ndikojë negativisht në shëndet.

Postimi:

Gjatë festave shijoni ushqimin me masë.

Festat janë kohë gëzimi dhe tryezash të pasura, por është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer.

Shëndeti varet nga zakonet tona të përditshme

Të ngjashme

Të fundit