1 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkëpunimin Shqipëri-ShBA, përmend edhe Kosovën

- Advertisement -

Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës zyrtare atje, Spiropali njofton për takimin edhe me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit Amerikan, “veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri”.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë”, shkroi ministrja.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit