24 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në

- Advertisement -

Samiti dy ditor i Brdo-Brijunit kësaj radhe do të mbahet në Durrës të Shqipërisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka mirëpritur disa prej liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo në një postim në Facebook, ka shpërndarë një video të pritjes së liderëve ballkanik.

“Mirëpresim Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit”.

“Samiti mbahet në një moment domethënës në Shqipëri, teksa rajoni ynë ka në duar instrumentin financiar që përshpejton afrimin ekonomik dhe social me BE-në, Planin e ri të Rritjes.”, ka shkruar Spiropali.

Fokus të veçantë në samit do të ketë Plani i Rritjes për rajonin, e cili do të udhëhiqet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në Samitin e Brdo-Brijunit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

Të fundit