26.3 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Spiropali: Protesta në Prishtinë, zë i indinjatës mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali e cilësoi këtë protestë si shprehje të “indinjatës së thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike”, duke theksuar mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së që sipas saj po mbahen në Hagë në kundërshtim me çdo standard ligjor dhe njerëzor.

“Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës”, ka shkruar ajo.

Spiropali e cilësoi këtë një akt kundër të drejtës dhe lirisë, dhe një abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik, duke theksuar se “drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima”.

Të ngjashme

Të fundit