3.4 C
New York
Wednesday, February 25, 2026

Buy now

Spiropali pas takimit me Kurtin: Hapi i radhës mbledhja e qeverive Rama-Kurti me projekte konkrete

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se hapi i radhës do të jetë mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Në planin dypalësh, folëm për projekte që nuk janë simbolike, por transformuese: hekurudha kuq e zi, korridoret energjetike, thellimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, siguri, diplomaci dhe në çdo fushë me interes të përbashkët. Mbledhja e përbashkët e qeverive Rama-Kurti, me projekte konkrete, me afate dhe me përgjegjësi të qarta, është hapi i radhës i bashkëpunimit”, tha Spiropali.

Gjithashtu, ajo tha se në takim e ka përgëzuar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për konstituimin e institucioneve të reja.

“Në një kohë kur rajoni dhe Europa përballen me pasiguri, fakti që Kosova formoi në kohë Kuvendin dhe Qeverinë është shenjë stabiliteti dhe maturie institucionale. Stabiliteti nuk është luks. Është kusht për vendimmarrje të qartë – në proceset e  brendshme, në dialog dhe në rrugën e integrimit”.

Spiropali u zotua se Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës “jo vetëm me solidaritet, por me angazhim të përditshëm dhe vizion afatgjatë”.

“Sepse zëri ynë është më i fortë kur është i përbashkët”.

Të ngjashme

Të fundit