28.5 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Spiropali kërkon reagim më të ashpër nga krerët e Maqedonisë pas thirrjeve përjashtuese ndaj shqiptarëve

- Advertisement -

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u shoqërua me thirrje fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Ajo e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe një kujtesë të rëndësishme për angazhimin e vazhdueshëm drejt krijimit të një shoqërie të drejtë, të hapur dhe respektuese.

Spiropali ka theksuar se fjala e urrejtjes, që nxit dhunë dhe përçarje etnike, nuk ka vend as në sport, as në asnjë ambient publik.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.

Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.

Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.

Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.

Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.

Të ngjashme

Të fundit