25.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Spiropali dënon thirrjet raciste në Kumanovë: Nuk ka vend për urrejtje, as në sport

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ajo e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport.

Spiropali vlerësoi reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi që zyrtarët e lartë të vendit mik të shprehen edhe më fort publikisht.

Sipas saj, bashkëjetesa ndëretnike është vlerë që duhet mbrojtur dhe kultivuar me përgjegjësi.

Të ngjashme

Të fundit