19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

SPERTK, nesër proteston për çështjen e pagave

- Advertisement -

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) do të mbajë të enjten (6 nëntor 2025), në ora 11:00, protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së.

Kjo Sindikatë ka ftuar të gjithë punëtorët, pa dallim, të marrin pjesë “dhe të tregojnë solidaritet për situatën e rëndë në të cilën ndodhemi”.

“Qëllimi i protestës është i qartë: Kërkojmë që institucionet e vendit urgjentisht të gjejnë zgjidhje për buxhetin, sepse rreth 700 punëtorë të RTK-së janë pa paga”, u tha në njoftimin e SPERTK.

Të ngjashme

Të fundit