-3.8 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

SPERTK: Kuvendi ta kthejë vëmendjen ndaj Transmetuesit Publik

- Advertisement -

 

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së shpreh zhgënjimin e saj të thellë ndaj të gjitha legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, të cilat deri më tani nuk kanë arritur ta zgjidhin statusin e RTK-së. “Miratimi i një ligji të ri që do të rregullonte çështjet e pronës dhe financimit të pavarur të transmetuesit publik është mëse i domosdoshëm për funksionimin e tij”, thuhet  në komunikatë.

“Jemi të indinjuar që edhe në kohë fushatash zgjedhore dëgjojmë premtime për rritje pagash, ndërkohë që RTK-ja operon me një buxhet 2.2 milionë euro më të ulët. Për më tepër, rritja e pagave për punonjësit e RTK-së nuk ka ndodhur që nga viti 2006, duke dëshmuar një neglizhencë të madhe ndaj të drejtave të tyre”

Punëtorët e RTK-së, përmes punës dhe tatimeve të tyre, kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë. Mungesa e mbështetjes nga themeluesi, është një dëm i madh për të ardhmen e transmetuesit publik. Sindikata informon publikisht Kuvendin e Kosovës dhe partitë politike se, nëse çështja e buxhetit të RTK-së nuk trajtohet me urgjencë, do të jemi të detyruar ta adresojmë këtë problem në Gjykatën Kushtetuese.

“Apelojmë te të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës që të kthejnë vëmendjen ndaj transmetuesit publik, i cili ndodhet në një gjendje të rënduar financiare dhe infrastrukturore. Rëndësia e RTK-së për demokracinë dhe shtetin tonë është e pakontestueshme dhe kërkon mbështetje të menjëhershme”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit