Kryetari i SPERTK-së, Gëzim Bimbashi dhe anëtari i kryesisë, Blerim Ruhani, sot janë takuar me kryetarin e BSPK-së, z. Atdhe Hykolli.
Kryetari Bimbashi e njoftoi kreun e BSPK-së, z. Hykolli me kërkesat e SPERTK-së, të cilat i ka adresuar fillimisht te Menaxhmenti në detyrë, pastaj edhe te Bordi i RTK-së rreth ngritjes se pagave, konkretisht për nga 100 euro, përfshirë këtu të gjithë koeficinetet në RTK.
Sindikata e njoftoi kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, se në RTK nuk ka pasur ngritje të pagave nga viti 2006.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se e mbështesin çdo kërkesë të SPERTK-së, e cila ka të bëjë me punëtorët e RTK-së.
“Të nderuar kolegë në RTK, ne dje kemi bërë kërkesë për takim me Bordin e RTK-së dhe presim gjatë kësaj jave të takohemi për të diskutuar rreth kërkesës së SPERTK-së. Nëse nuk ka disponim për ngritje të pagave, ju njoftojmë se do t’u bashkohemi grevave të paralajmëruara nga BSPK-ja, por fillimisht ne duam të zhvillojmë dialog rreth kësaj çështjeje. Nëse kërkesa jonë nuk pranohet, do të thërrasim të gjithë kolegët për të na u bashkuar në grevë.
Koha kur ne po kërkojmë të ngrihet paga është shumë e nevojshme për secilin punonjës në RTK.
Gjatë kësaj jave do t’ju njoftojmë për hapa konkretë”, thuhet në njoftimin e SPERTK.