-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

SPERTK dënon ashpër sulmin e strukturave kriminale ndaj ekipeve të RTK-së dhe mediave të tjera në Kosovë

- Advertisement -

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, dënon ashpër sulmin e strukturave kriminale në veri te vendit ndaj ekipeve të RTK-së dhe mediave të tjera në Kosovë.

Ekipi RTK-së derisa po filmonte e raportonte nga Zveçani, është sulmuar nga struktura kriminale, ku me këtë rast janë sulmuar gazetarja Venera Xhoxhaj, dhe lëndime ka marr kameramani Bardh Bekteshi, i cili ka kërkuar edhe ndihme mjekësore nga lëndimet e shkaktuara nga bandat serbe te veriut.

Sindikata është e shqetësuar me sulmet e vazhdueshme që po ndodhin ndaj ekipeve të RTK-së, por edhe te gjitha mediave në Kosovë. Andaj kërkojmë nga organet e rendit që tu ofrojnë siguri ekipeve te mediave gjatë raportimeve në veri.
Sindikata kërkon nga organet e rendit, që këto banda kriminale, të arrestohen dhe te dërgohen para drejtësisë.

Sulme të tilla nuk mund ta ndalin punën profesionale të RTK-së, e cila ka mision ta informoj shpejt e saktë, publikun në Kosovë dhe jashtë saj.

Momenti i sulmit ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshit, në Leposaviq.

Posted by RTK on Friday, June 16, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit