18.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

S’përmbushet kontrata në vlerë 300 mijë euro e parashikuar për furnizimin e policisë me goma dimërore

- Advertisement -

Kontrata reth 300 mijë euro e lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për furnizimin me goma të dimrit nuk është përmbushur nga fituese e tenderit, raporton RTV Dukagjini.

Ndonëse drejtori i Policisë por edhe Agjencia Qendrore e Prokurimit kanë konfirmuar një gjë të tillë, kompania fituese “Eurogoma” ka mohuar gjithçka.

Afati i fundit për banorët për të pajisur makinat e tyre me goma dimërore ka skaduar më 15 mars. Por, siç raporton mediumi, Policia e Kosovës nuk e kishte bërë vet një gjë të tillë.

Respektivisht, disa vetura që përdoren nga zyrtarë policor që aktivitetin kryesisht e kanë në veri të Kosovës.

E gjithë kjo, sipas raportimit, ka ndodhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve nga kontraktori që kishte fituar tender për këtë.

Agjencia Qendrore e Prokurimit përgjegjëse e ka lënë Policinë e Kosovës.

“Jemi të informuar për disa vonesa por që deri më tani nuk kemi pranuar kërkesë nga institucionet që shfrytëzojnë këto kontrata për shkëputje te kontratës apo marrjen e ndonjë mase tjetër siç parashihen në kushtet e veçanta të kontratës”, tha Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit