Roma dhe Juventusi dhuruan një spektakël të rrallë në “Olimpico”, në një përballje dramatike që u mbyll me rezultatin 3-3, duke mbajtur gjallë emocionet deri në sekondat e fundit.
Sfida nisi me vrull për vendasit, të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të Wesley Franca. Reagimi i Juves nuk vonoi shumë dhe Francisco Conceisao riktheu baraspeshën, duke ndezur atmosferën në tribuna.
Verdhekuqtë përmbysën gjithçka falë dy golave të njëpasnjëshëm nga Evan Ndicka dhe Donyell Malen, që dukeshin se po i jepnin tre pikët e arta skuadrës kryeqytetase. Megjithatë, Juventusi nuk u dorëzua.
Jeremy Boga realizoi për 3-2, ndërsa kur gjithçka po shkonte drejt festës së Romës, në minutën e 93-të Federico Gatti shënoi golin e barazimit për 3-3, duke heshtur “Olimpicon”.
Me këtë barazim, Roma mban vendin e katërt në tabelë dhe mbetet në zonën Champions, ndërsa Juventusi rrëshqet në pozitën e gjashtë, duke humbur terren në garën për katërshen e parë.
Një ndeshje e çmendur, plot kthesa dhe emocione, që konfirmoi edhe një herë se përballjet mes këtyre dy skuadrave nuk zhgënjejnë kurrë.






