Spektakël në Londër, përcaktohen gjysmëfinalet në FA Cup

- Advertisement -

Një spektakël i vërtetë është dhuruar në çerekfinalen e fundit të FA Cup, e zhvilluar në Londër mes West Ham United dhe Leeds United.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa as shtesat nuk prodhuan fitues. Gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive, ku futbollistët e Leeds u treguan më të saktë, duke triumfuar 4-2 dhe duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26-të, kur Ao Tanaka realizoi një gol shumë të bukur pas asistit të Noah Okafor, duke i dhënë avantazhin Leeds. Pjesa e parë u mbyll 0-1.

Në pjesën e dytë, Leeds dyfishoi shifrat në minutën e 75-të, me Dominic Calvert-Lewin që u tregua i saktë nga penalltia pas një faulli në zonë.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, West Ham reagoi fuqishëm në minutat shtesë. Në 90+3’, Mateus Fernandes shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla pas goditjes së Jarrod Bowen dhe shënoi për 1-2. Vetëm tre minuta më vonë, në 90+6’, Axel Disasi barazoi me kokë pas një krosimi perfekt të Adama Traore.

Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa nga penalltitë Leeds fitoi 4-2.

Me këtë fitore, Leeds United do të luaj ndaj Chelseat në gjysmëfinale, derisa Manchester City luan ndaj Southampton.

Të ngjashme

Të fundit