16 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Spektakël Messi-Mbappe në derbin francez, fiton PSG

- Advertisement -

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë dhuruar spektakël sonte në Velodrome të Marseille, ku PSG fitoi një ndeshje kruciale për ta ruajtur titullin e kampionit në Francë. Kylian Mbappe (25’, 55’) dhe Lionel Messi (29’) shënuan golat në këtë ndeshje

Derbi francez ishte një spektakël i vërtetë sonte në Marseille dhe i takoi PSG-së, të cilën ata e fituan me rezultat 0-3.

Pas shtatë ndeshjeve ku pësonte gol kampioni në fuqi i Francës arriti që ta mbajë portën e paprekur, derisa Messi shënoi golin e 700-të për klube kurse Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i Paris Saint-Germain i të gjitha kohërave.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 25-të ku Lionel Messi e qiti ballë për ballë portierit të Marseille, Kylian Mbappe, i cili shënoi golin e parë në këtë takim.

Klikoni KËTU për ta parë GOLIN…

Katër minuta më vonë, Mbappe do ia kthente asistin Messi. Ai e gjeti atë shumë mirë në zonë, derisa Messi nuk e pati vështirë që ta devijonte topin në rrjetë, për të shënuar kështu golin e dytë.

Klikoni KËTU për ta parë GOLIN…

Marseille rastin më të mirë e patë në minutën e tretë shtesë kur Alexis Sanchez ishte afër që të shënojë nga goditja e lirë por Donnarumma e priti goditjen e tij.

Pjesa e dytë filloi shumë mirë për PSG.

Lionel Messi përsëri bëri një super asist për Kylian Mbappe, ku ky i fundit e goditi topin me vole dhe shënoi golin e tretë në minutën e 55-të.

Donnarumma bëri një superpritje në minutën e 67-të te goditjes së Sanchez me kokë, kurse Vitinha i Marseille ishte afër të shënonte një gol në minutën e 90-të por përsëri në vend ishte Donnarumma.

Fitorja e dërgon PSG në kuotën e 60 pikëve, tetë më pak tanimë ka Marseille që është në vendin e dytë me 52 pikë.

Marseille do të luan kundër Rennes si mysafirë derisa Paris Saint-Germain do të pret në Parkun e Princave skuadrën e Nantes. /Express/

Të ngjashme

Të fundit