Janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në UEFA Europa Conference League, ku nuk munguan golat dhe surprizat, ndërsa disa skuadra siguruan avantazh të rëndësishëm para ndeshjeve të kthimit.
Në një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes, AZ Alkmaar arriti fitore 2:1 ndaj Sparta Prague, duke marrë një epërsi të lehtë për takimin e radhës.
Një duel spektakolar u zhvillua mes Lech Poznań dhe Shakhtar Donetsk, ku skuadra ukrainase triumfoi me rezultat 3:1 në transfertë.
Fitore të rëndësishme arriti edhe RC Strasbourg, që mposhti HNK Rijeka me rezultat 2:1.
Ndërkohë, spektakël golash pati edhe në përballjen mes Samsunspor dhe Rayo Vallecano, ku spanjollët fituan 3:1.
Një paraqitje shumë bindëse bëri AEK Athens, që shkatërroi NK Celje me rezultat të thellë 4:0.
Në Angli, përballja mes Crystal Palace dhe AEK Larnaca përfundoi pa gola, 0:0, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Fitore minimale shënoi edhe ACF Fiorentina, që mposhti Raków Częstochowa me rezultat 2:1.
Ndërsa në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Sigma Olomouc dhe u ndanë në barazim pa gola, 0:0.
Pas këtyre rezultateve, shumë përballje mbeten të hapura dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit, ku ekipet do të luftojnë për një vend në çerekfinalet e Ligës së Konferencës.






